Stefano Pioli me kritika ndaj humbjes: Ndikoi ndeshja pa tifoz

Stefano Pioli me kritika ndaj humbjes: Ndikoi ndeshja pa tifoz

Pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Genoas, Stefano Pioli nuk ka kursyer kritikat dhe justifikimet për ndeshjen.

Ai shprehet se skuadra nuk ishte në nivelin e duhur dhe se humbi shumë raste ku mund të kishte shënuar.

Duket se fajtor për Piolin ishte dhe atmosfera në San Siro duke qenë se ndeshja u luajt pa tifozë, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

"Të luash pa audiencë nuk quhet futboll. Është e vërtetë si për ne ashtu dhe për ata. Ne kishim rastë shumë të mira por nuk i shfrytëzuam. Duhet të tregoheshim më të kujdesshëm dhe më të vendosur. Leao duhet të mbështeste më shumë Ibrahimovicin por ai bëri komplet të kundërtën. Ne ishim të detyruar që të luanim pranë tij. Që pas golit të parë skuadra e humbi fokusin fare".

Gjithashtu Milani njoftoi dhe shkarkimin e një prej drejtuesve teknik të klubit, Zvonimir Boban pas konflikteve me Ivan Gazidis.

Ky i fundit ka marrë vendime për ekipi pa u konsultuar më parë me Boban.

Këtë e ka komentuar dhe Stefano Pioli i cili u shpreh se kjo nuk duhet ta shpërqëndrojë klubin.

"Mora vesh lajmin për Boban por mua më duhet që të përqëndrohem tek puna ime. Nuk mendos as për të ardhmen tani. Unë duhet që ta trajnojë skuadrën sa më mirë që ta mbyllim kampionatin sa më lartë në klasifikim."

EMISIONET