Stamboll, 20 sauditë akuzohen në mungesë për vrasjen, gjyqi për gazetarin Khashoggi

Stamboll, 20 sauditë akuzohen në mungesë për vrasjen, gjyqi

Gjykata Penale e Stambollit ka nisur sot procesin penal në mungesë ndaj 20 shtetasve sauditë të dyshuar për rolin e tyre në zhdukjen e gazetarit Xhemal Kashogi. Zyrtarët turq kanë thënë se ai u vra brenda konsullatës të Arabisë Saudite në Stamboll dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Gjykata Penale e Stambollit filloi këtë të premte seancën gjyqsore për vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi, në Konsullatën Saudite në Stamboll, më 2 tetor të vitit 2018.

Në aktakuzën prej 117 faqesh të prokurorëve të Stambollit përfshihen 20 zyrtarë sauditë, ndër të cilët edhe ish-nënkryetari i inteligjencës së përgjithshme të Arabisë Saudite dhe ish këshilltari i gjykatës mbretërore.

Akuza parashikon veprën penale të  vrasjes me paramendim. Të 20 të pandehurit pritet të gjykohen në mungesë.

Aktakuza për zhdukjen e gazetarit Kashogi, citon gjithashtu një raport të Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, ku, sipas tij, vrasja e Khashoggit ishte një "ekzekutim i qëllimshëm dhe i paramenduar".

Kashogi, me profesion gazetar, shkruante për të medie të ndryshme, ndër të cilat edhe gazetën amerikane Washington Post, ku shquhej si kritik ndaj regjimit në Arabinë Saudite.

Khashoggi, shkruhet në aktakuzë, dyshohet se u vra nga zyrtarët sauditë, dhe aktakuza gjithashtu përfshin informacion të detajuar në lidhje me hyrjen dhe daljen e të dyshuarve në konsullatë dhe hotelin ku ata qëndruan – shkruajnë mediet turke.

Gruaja e tij, Hatixhe Çengiz, paditëse, thotë se Khashoggi u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatë për të rregulluar dokumentet për dasmën.

Zyrtarët turq kanë thënë se ai u vra brenda konsullatës dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Ndërkaq, edhe Departamenti amerikan i Shtetit në prill të vitit 2019 u ndaloi 16 personave hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dyshimin për rol në zhdukjen e gazetarit Kashogi.

Në dhjetor një gjykatë saudite dënoi pesë persona me vdekje, dhe tre me burg për vrasjen e Khashoggit, përmes një procesi gjyqësor që u zhvillua me dyer të mbyllura.

EMISIONET