David Beckham po përgatitet për sezonin e ri në kampionatin amerikan MLS me skuadrën e Inter Miamit. Ai gjithashtu planifikon ndërtimin e një kompleksi me vlerë 800 milionë dollarë që përfshin një stadium që do të jetë për Inter Miamin.

Sipas një ekzaminimi mjedisor, në hapësirën ku do të ndërtohet kompleksi ka ekspozim të një niveli të lartë të lëndës së arsenikut, pra ka një kontaminim. Zona prej 131 hektarësh shërbente si fushë golfi për 50 vite por së fundmi është vendosur që Beckam të zhvendosi shtëpinë e Inter Miami aty.

Por për pastrimin e zonës, Beckham-it do t’i kushtojë 40 milionë dollarë pasi qeveria nuk mund ta marri përsipër të paguajë me taksat e qytetarëve. Por me sa duket kjo nuk do ta ndalojë anglezin të vijojë planin e tij. Avokatët e Inter Miami presin që të marrin lejen e ndërtimit në 12 shtator që do të jepet nga një grup komisionerësh.




/Ora News.tv/