Spiropali: Kemi një President për të qarë hallin

Pas deklaratës për mediat të presidentit Ilir Meta ka reaguar edhe ministrja e Marrdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Deklaratën e Metës se e kishte gjetur konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar, Spiropali e rionizon teksa shkruan se këtë e tha vetë Presidenti dhe jo aktori i humorit Bes Kallaku.

Më tej Spiropali në twitter shkruan se kemi një president për të qarë hallet.

“E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thote Presidenti i Shqiperisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin”,- shkruan Spiropali. 


EMISIONET