Spanja hap restorantet, gjen taktikën e duhur për të parandaluar infektimin nga koronavirusi

Pas uljes së rasteve me koronavirus në Spanjë, pronarët e lokaleve dhe restoranteve po përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në mënyrë që të hapin bizneset e tyre.

Disa pronarë restorantesh e lokalesh në Madrit kanë gjetur zgjidhjen duke i mirëpritur klientët me një kamarier me maske i cili do mbajë distancë prej dy metrash. Ai do udhëzojë me kujdes klientin drejt tavolinës së pajisur me një xham mbrojtës.

Një restorant në Leganes, Madrid ka instaluar tashmë disa ekranet prototip, të cilat do të lejojnë klientët të shijojnë ushqimin dhe atmosferën e restorantit pa frikë nga infektimi.

EMISIONET