Sot nominimet Grammy, shpallen nga Bebe Rexha dhe Alicia Keys

Sot nominimet Grammy, shpallen nga Bebe Rexha dhe Alicia Keys

Sot do të shpallen nominimet për Grammy Awards. Dhe një këngëtare me origjinë shqiptare do i bashkëngjitet për herë të parë skenës së Grammy për të shpallur këngëtarët e dominuar.

Bebe Rexha së bashku me Alicia Keys do zbulojnë kandidatët për kategoritë më të mira në Grammy Awards 2020 në "CBS This Morning".

Recording Academy do fillojë shpalljen e kandidatëve rreth orës lokale 07:20.

Vitin e kaluar Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori në Grammy por nuk arriti të fitojë. Ndërsa bashkëatdhetarja e saj Dua Lipa rrëmbeu dy Grammy, e para shqiptare në histori që arrin këtë.

62-vjetori i Grammy Awards do të transmetohet më 26 janar në CBS dhe CBS All Access.

Fituesja e 15 herë e Grammy, Alicia Keys do të rikthehet si mikëpritse e eventit sërish këtë vit.

EMISIONET