S.O.S, Tokës i mbaruan resurset. Alarm!!!

S.O.S, Tokës i mbaruan resurset. Alarm!!!

Ka që në vitet '70-të që konsumojmë më shumë se ç'mund të na ofrojë natyra.

Edhe këtë vit nuk e ndalëm hapin.

Të mërkurën, më 1 gusht do të jetë dita e 'Tejkalimit të Tokës' ('EarthOvershoot Day'), dita në të cilën popullsia e mbarë planetit ka konsumuar të gjitha burimet tokësore të disponueshme për 2018-n, duke nisur nga "mbi shfrytëzimi' i planetit.

Datën e ka përllogaritur Global footprint network, një organizatë e kërkimeve ndërkombëtare dhe deklaron se më 1 gusht zyrtarisht kemi harxhuar të gjithë sasinë e frutave, perimeve, mishit e peshkut, ujit dhe drurit, që Toka na vë në dispozicion për 365 ditë.

Sipas studiuesve, për të plotësuar kërkesat aktuale me resurse natyrore, do të duheshin 1.7 planete Tokë.

Një 'zakon' i keq që ne kemi thuajse 50 vjet që çojmë përpara, që kur kemi nisur tëkonsumojmë më shumë nga sa janë në gjendje sistement natyrore të rigjenerojnë dhe të lëshojmë më shumë dioksid karboni nga sa oqeanet dhe pyjet mund të thithin.

Duhet saktësuar që jo të gjithë njerëzit shfrytëzohnë resurset ne të njëjtin intensitet.

Nëse e gjithë popullsia globale do të jetonte si banorët e SHBA, do të duheshin 5 planete Tokë për të përmbushur kërkesat; 4.1 nëse do jetonim si australianët, 3.5 si koreanojugorët, 3.3 si rusët, 3 si gjermanët, 2.6 si italianët e kështu me radhë.

86% e banorëve të botës jetojnë në vende që i kanë një 'detyrim ekologjik' Tokës.

Nga ana e kundërt, shohim shtete si India që ndalojnë në 0.7%. Nëse të gjithë do të shfrytëzonin planetin si ata, resurset natyrore do të ishin shumë mëse të mjaftueshme.

EMISIONET