Ndërkallje e "360gradë" - Ndalohen grumbullimet ne Shqiperi, gjoba dhe burg

Ndërkallje e "360gradë" - Ndalohen grumbullimet ne Shqiperi,

Pas heqjes së karantinës 3 mujore në vend, u shënua një rritje e papritur të rasteve të reja të infektuara nga virusi Covid 19, e ku kulmin kjo javë e arriti me 82 persona të infektuar. Kurba e infektimit në Shqipëri është e paqëndrueshme, herë ulet e herë ngrihet. Sipas të dhënave zyrtare, deri tanë në total rezultojnë 1722 rezultojnë të infektuar dhe 1077 të shëruar, kur janë testuar 19.266 qytetarë. Ndërkohë numri total I jetëve të humbura është 38.Tirana vazhdon të jetë vatra më e nxehtë e infektimit. 

Në këto kushte kryeministri Edi Rama në një dalje publike tha se do të merren masa të ashpra për shkelësit e protokollit. Rama sinkron   Sipas infeksionistit të njohur dr. Pëllumb Pipero, rritja e rasteve të reja vjen nga mosrespektimi i masave dhe protokolleve të sigurisë. Ka shkujdesje të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve shëndetësore. Por virusi është mes nesh, nuk ka ikur. Duhet ruajtur patjetër distanca sociale, duhen vendosur maska në mjedise publike dhe siguruar higjena e duarve,” thotë doctor Pipero. 

Por rastet e fundit kanë treguar se QSUT është kthyer në një “bombë” infektuese, për pacientët e shtruar atje. Disa reparte janë mbyllur si ai i hematologjisë, apo Spitali francez, pasi disa u evidentuan disa raste të infektimit nga personel mjekësor.  Ndërkohë Bashkimi Europian ka njoftuar se më 27 qershor në Bruksel do të organizohet një samit botëror, ku vendet në avanguardën e kërkimit shkencor pritet të angazhohen për të bashkuar burimet e tyre financiare për zbulimin dhe prodhimin e vaksinës. 

Bashkimi Europian propozon qe vendet e pasura të negociojnë me kompanitë farmaceutike dhe të parapaguajnë për zhvillimin e vaksinave kundër koronavirusit. Sipas presidentes së Komisionit Ursual Von Der Leyen, kështu do të shmanget gara mes superfuqive për vaksinën.


EMISIONET