I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, aktivisti Klajdi Bello tha se dolën në shesh për të protestuar për mbrojtjen e kushtetutës, ndërsa avokati Saimir Visha u shpreh se është e tepërt që të mbahen protesta në kohë pandemie.

Bello: Presidenti na mblodhi në 2 mars për të mbrojtur kushtetutën. Por ai nuk doli, por i miratoi ndryshimet duke hyrë në fuqi në 8 maj. U informua policia, pasi nuk ka nevojë që të merret leje te policia. Ne shkuam dhe protestuam me distancë dhe maska mbrojtëse.

Visha: E drejta e protestës është e ligjshme. Të mbrosh kushtetutën në një shtet që nuk është shtet i së drejtësh, është e tepërt. Në një situatë pandemie të dalin në shesh është pak e tepërt, nuk mund të sjellin kushtetutën në vëmendje. Nuk mund të ngrihemi në kundra kësaj situata. Nuk jemi në një shtet të së drejtës. Policia nuk kanë lidhje që të sforcohen. Jemi në një situatë pandemie. 


/Ora News.tv/