Skandaloze/ Lojtarët e kombëtares tymosin cigare përpara sfidës

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall është nisur sot për në Gjeorgji, pasi do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të  “Euro 2022”.

Futbollistë dardan të futsallës të grumbulluar për këtë raund kualifikues shikohen duke konsumuar cigare në ambientet e Aeroportit “Adem Jashari”, pak minuta para nisjes për në Gjeorgji. Në këto kualifikime Dardanët e futsallës do t’i luajnë tri ndeshje; kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00.

Gjesti dhe veprimi i lojtarëve kosovar nuk është pritur mirë pasi pirja e cigares është e ndalur për çdo sportist në çfarëdo disiplinë sportive.

EMISIONET