Skandalet nuk kanë fund me këtë qeveri dhe tërheqin njëri-tjetrin si mizat në qypin e m....

Skandalet nuk kanë fund me këtë qeveri dhe tërheqin

Në një kohë që Shqipëria ka njëmijë halle e probleme, ku nuk ka shërbimet më elementare mjekësore, shkollat janë për faqe të zezë në fshatra, ka problemin e ujit, probleme te varfërisë së pensionistëve e mijëra probleme të tjera që tashmë i dinë të gjithë, kjo qeveri nuk ndalon duke shpërdoruar, abuzuar dhe vjedhur me paranë publike në përfitim të saj apo klientelës dhe shërbëtorëve te saj brenda dhe jashtë vendit .

Vazhdon e njëjta mënyrë operimi dhe vlerësimi si në regjimin komunist me klasën e shërbëtorëve të regjimit dhe privilegjet ndaj tyre si dje. Siç e kam prekur ndër shkrimet e fundit, kjo lloj mendësie e kësaj klase politike, 'intelektuale" kulturore-krijuese, ekonomike, funksionon në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtët tarafe të lakejve të regjimit komunist që krijuan monstrën e prodhimit të realizmit socialist dhe sot na e paraqesin këtë mostër si vlerë dhe vlerë disidente e regjimit.

Kjo ndodh sepse tarafet e kësaj klase që morën frenat e pas 90' mbajnë fuqinë politike, ekonomike, kulturore mediatike. Këta kapën te gjitha fushat deri dhe shoqërinë civile, OJQ, fondacionet dhe të huajt, jo vetëm, por si bazë të huajt kanë opinionet e tyre për Shqipërinë. Kështu këta mjelin buxhetet nga Europa që ja japin këtyre dhe këta i përdorin me tarafin e komunistëve-postkomuniste dhe ish lakejve te regjimit dje. Nuk është rastesi që këtë taraf ke sot kudo dhe tërheqin njëri-tjetrin si mizat në qypin e m.....

Ministria e Kulturës me në krye Eva Margariti, me fondet e ministrisë i jep para klientelës së saj, për botime librash jashtë Shqipërisë, duke paguar shtëpitë botuese dhe shtëpia botuese paguan përkthyesen dhe përkthyesia zgjedh librat që do përkthej ajo ....

E drejta e sajë të përkthejë çfarë i pëlqen asaj dhe të ja çojë shtepive botuese, dhe shtëpitë botuese n.q.s shikojnë që libri ka vlerë e boton librin, paguan përkthyesen dhe bën kontratë me autorin. Por jo tekat dhe tarafet e simpatitë personale të paguhen me paratë e shtetit shqiptar për gjëra pa asnjë vlërë për Shqipërinë dhe kulturën shqiptare duke paguar shtëpi botuese për biznes përfitimi personal dhe promovim tarafesh dhe aspak për historinë dhe kulturën shqiptare.

Në një kohë që këto libra edhe në shtëpitë botuese shqiptare autorët i kanë botuar me paratë e veta siç bëjnë pjesa më e madhe e librashkruesve shqiptarë dhe e drejta tyre.

E tillë është dhe mardhënia Eleana Ziakou me ministren e kulturës Eva Margariti dhe tarafet e tyre që rrumpallohen me paratë e taxpaguesve shqiptare për t'i trashur by.... këtyre duke i bërë biznes shtëpisë botuese greke, kjo paguan Ziakoun dhe Ziakou i siguron punë me parat e shqiptarëve për klientelën.

Mbi çkritere zgjidhen keto libra dhe çfarë kanë këto për të promuvuar historinë, kulturën letërsinë apo turizmin nëpër botë?!!

Shumë autorë mburren se kanë botuar libra nëpër botë duke filluar nga Ismail Kadare. Shume me parat e shtetit shqiptar apo duke shfrytësuar mardhëniet e tyre si ambasadorë në vende te ndryshme e të tjera dallavere si puna kësaj Ziakout. Por perëndimi funksionon me shifra dhe transperencë. Asnjë nuk thotë çfarë kontrata kanë pasur me shtëpitë botuese? Sa kopje i janë shitur?

Për shëmbull libri i John Bolton "The Room Where IT Happened" autori ka marrë 2 milion dollar paradhënie nga Shtëpia Botuese SIMON & SCHUSTER një nga shtepite me të medha botuese në Amerike. Nga data 23 qershor që libri ka dalë ne treg janë shitur 2.6 milion kopje për tre ditë dhe nuk gjen libra ne BARNES & NOBEL.

Pra çdo gjë eshtë shifra dhe transperncë dhe jo dallavere korrupsion dhe tarafe si bota shqiptare. Jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri por edhe ata që jetojnë në perëndim apo Amerikë prej 30-40 vjetësh shfrytëzojnë dallaveret e Shqipërisë për të përkëdhelur mizerabilitetin dhe mizantropitetin e tyre krijues dhe njerëzor se në Perëndim dhe Amerikë nuk i njeh kush as për losh as për balosh pavarësisht ndonjë promovimi apo botimi me parate e varfërisë së shqiptarëve.

Pse nuk shkojnë këta ti dërgojnë "kryeveprat" e tyre në shtëpitë botuese në botë të bëjnë dhe kontratë dhe fitojnë dhe para siç bën gjithë bota?!!! Jo, se "kryeveprat" e tyre shtëpitë botuese nuk ja marrin as për letër higjenike se i infekton sumën.

EMISIONET