Skandal te kombëtarja afrikane, shënjestër ylli i Egjiptit

Skandal te kombëtarja afrikane, shënjestër ylli i Egjiptit

Federata Egjiptiane e Futbollit ka përjashtuar mesfushorin, Amr Warda nga ekipi që po merr pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës për arsyeje disiplinore.

Vendimi për të larguar futbollistin, Warda, i cili aktivizohet me PAOK në kampionatin grek u njoftuar vetëm pak orë para ndeshjes që Egjipti do të zhvillonte përballë Kongos.

Federata e Egjiptit zbuloi se mori këtë vendim për të ruajtur disiplinën, angazhimin dhe përqendrimin. Njoftimi erdhi vetëm pak ditë pasi Ëarda u akuzua për ngacmime seksuale kibernetike

Fillimisht ishte modelja, Giovanna Valdatti ajo që pohoi se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Warda, i cili kërkonte foto nudo të saj. Më pas, me dhjetëra gra u kontaktuan nga futbollisti me të njëjtën kërkesë, duke e shtuar akoma dhe më shumë njollën e turpit.


EMISIONET