Rritja e numrit të viktimave prej koronavirusit në Shqipëri, por dhe e të infektuarve kanë vënë në alarm Presidentin Ilir Meta. Në konferencën për mediat ai ka theksuar se nuk përjashton as mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ndërsa duke u ndalur te çështja e Kosovës ai thekson se thirrjet për rishikimin e territorit sjellin destabilitet.

Situata e krijuar ne vend kërkon nje strategji te re te konsultuar me vendet e BE dhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ka qenë kjo kerkesë e Presidentit Ilir Meta i cili tha se nuk duhet humbur përqendrimi në perballimin efikas të pandemisë.

''Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga Covid-19 kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz, nga institucionet shtetërore, nga qeveria, nga opozita. Është tepër e domosdoshme një strategji e re, konkrete dhe afatgjatë, me protokolle të mirëpërcaktuara për të përballuar dhe për të vënë nën kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandemie, e cila ka rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Gjithashtu është e domosdoshme një komunikim edhe më intensiv, edhe më efikas, me vendet fqinje, me ato të rajonit, me vendet e BE-së dhe me OBSH-në.''

Për këtë çështje Presidenti tha se mund të thërrasë edhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë.

''Patjetër, në çdo moment që qeveria e konsideron të domosdoshme, do të jetë institucioni i gatshëm për të bërë diçka të tillë.''

Në daljen e përjavshme per mediat, kreu i shtetit komentoi deklratat e Bolton për kufijtë në mes Serbisë dhe Kosovës, ndersa tha se çështje të tilla në vitet e shkuara kanë sjellë destabilitet.

''Nuk mund të ketë kurrsesi as një zgjidhje të qëndrueshme dhe as paqësore dhe as europiane duke bërë llogari, jo vetëm kufijsh por edhe qytetarësh. Nuk besoj se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra ballkanike që kanë treguar se sa shumë e shkatërrojnë të ardhmen europiane të këtij rajoni.''

Presidenti deklaroi se zgjidhja e qëndrueshme është që të gjithë qytetarët si në Kosovë, edhe në Serbi, të gëzojnë të drejtat e tyre.

Lexo edhe: Koronavirusi në Shqipëri, Meta: Kam kërkuar takim zyrtar me Ministren e Shëndetësisë

Meta: Miratimi i zgjedhores prioritet për negociatat në BE, i hap rrugë plotësimit të kushteve të tjera

Meta: Kemi nisur prej kohësh punën për krijimin e Gjykatës Kushtetuese

Vetëflijimi për shkak të ringjalljes, Meta: Çështja të hetohet deri në fund

Ndërrimi i kufijve? Meta: Çdo qytetar në Kosovë dhe Serbi të gëzojë të drejta pavarësisht përkatësisë etnike

A është i implikuar Rama në idenë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi? Ja si përgjigjet Meta



/Ora News.tv/