Situata është delikate, Buxhuku: Koncensionet pa efektivitet, borxhi publik mund të arrijë në 90%

Situata është delikate, Buxhuku: Koncensionet pa efektivitet, borxhi

Në aspektin makroekonomik, në vitët e fundit ka projekte të shumta të dhëna me partneritet publik privat.

Për administratorin e Konfindustria Gjergj Buxhuku, një pjesë  e mirë e koncensioneve janë dhënë me propozime të pakërkuara, pra propozohej nga kompania e cila do e fitonte.

Në një intervistë për ''RTV Ora'', ai tha se se nuk ka patur një vlerësim ekonomiko-financiar, për të kuptuar efektivitetin e tyre në ekonomi.

Gjergj Buxhuku: ''Për të kuptuar se si ka funksionuar modeli ekonomik i cili bazohet në investimet me PPP, duhet kohë. Ajo që është shumë e qartë është se këto koncensione ishin  projekte që ishin me propozime të pakërkuara, pra propozoheshin nga kompanitë që ihsin fituese, edhe pse realizoheshin gara fiktive. Së dyti, nuk kishte një vlerësim ekonomiko-finicar për përfitimet që do të kishte ekonomia shqiptare në vite nga ekzekutimi i këttre PPP-ve dhe koncensioneve. Kjo ishte një nga arsyet kryesore për ne kemi të drejtën e plotë për të vënë në pikëpyetje efektivitetin e këtyre projekteve.''

Sipas Buxhukut ekonomia shqiptare ndodhet në një gjendje delikate. Kjo për faktin se gjatë viteve 2014-2019, Shqipëria ka pasur 9 milardë euro bOrxhe, shifër e cila është edhe më  e lartë se PBB.

Referuar përllogaritejeve të Konfisdustrias, Buxhuku u shpreh se borxhi publik për këtë vit mund të shkojë deri në 90%.

Gjergj Buxhuku: ''Kur vjen fjala te investimet publike kemi një problematike të dyfishtë. Nga viti 2014 deri në vitin 2019, kemi 9 miliardë euro borxhe. Pra, borxhi publik. Borxhi publik i Shqipërisë është rritur gjatë kërye 5 viteve më shumë sesa është rritur prodhimi i përgjithshëm bruto. E kuptoni sesa delikate është kjo situatë, dhe do të rëndohet me borxhet e marra për pandeminë dhe rindërtimin nga tërmeti. Borxhi real publik i plotë për këtë vit, pra për vitin 2019, sipas përllogaritejeve tona, do të kalojë 90%, ndoshta edhe më shumë. Kemi një borxh që so tu ngelet brezave për tu paguar. Kemi një borxh i cili ka objektivi i parë, kur u mor borxhi i marrë nga FMN, i binte që pas disa vitesh Shqipëria duhet të kishte një borxh më të vogël se 60% por ne po shkojmë drejt 90%.''

Intervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.

EMISIONET