Sirena merkato për Memushaj, dy skuadra shfaqin interes për mesfushorin

Sirena merkato për Memushaj, dy skuadra shfaqin interes për

Pas debateve dhe momenteve të tensionit që pati me trajnerin Luciano Zauri, Ledian Memushaj po mendon seriozisht largimin nga Pescara.

Marrëdhëniet e tensionuar të kohëve të fundit mes futbollistit dhe drejtuesve të klubit italian nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit shqiptar, i cili e konsideron veten një lojtar me shumë peshë te skuadra "abruceze".

Sipas mediave italiane vështirë se raportet mes Memushaj dhe Zaurit do të jenë sërish si më parë. Në këtë kushte Memushaj është gati të largohet ne këtë merkato janari pasi shumë skuadra të tjera të Serie B kanë shprehur interes për shërbimet e vlonjatit.

Në fillim ishte Perugia që tentoi të përfitonte nga problemet e lojtarit me “Delfinët”, ndërsa në garë për shërbimet e 33-vjeçarit është futur edhe Cremonese, që ka rikthyer në stol, Massimo Rastellin.

"Gazzetta dello Sport" raporton se klubi i Serie B që renditet në vend të katërt nga fundi, po kërkon një mesfushor dhe në krye të dëshirave të trajneri te ri është Memushaj. Ky i fundit ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon me Pescarën duke shënuar dy gola.

Fantazisti kuqezi është i dyzuar për të ardhmen e tij pasi në njërën anë nuk dëshiron të largohet nga Pescara kjo për shkak se e njeh prej vitesh ambjentin. Në spondën tjetër me qëndrimn tek ekipi aktual mund të rrezikoj formën fizike nëse nuk aktivizohet rregullisht.

EMISIONET