Administratori  Sinan Idrizi, pranon se privatizimi i Flamurtarit është cështja që e shqetëson më tepër. Lidhur me situaten e veshtire te shkaktuar nga Covid-19, ai ka akorduar një fond prej 200 mijë lekë të rinj për të gjithë futbollistëve dhe safin teknik.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, pranon se situata në të cilën ndodhet klubi i tij është tepër e vështirë, dhe kjo jo vetëm prej Covid-19, por për shkak të problemeve finanicare të mbartura në sezonet e fundit.

Për të përballur këtë situatë të vështirë klubi vlonjat ka akorduar një fond prej 200 mijë lekë të rinj për të gjithë futbollistëve dhe safin teknik. Në një intervistë per 'RTV ORA', Idrizi, zbuloi se privatizimi i Flamurtarit është çështja që e shqetëson më tepër.

''Flamurtari është pagua me një pagë lufte, që nuk është pagë lufte, diçka te 2 milion lekë të vjetra për lojtarët dhe stafin, pjesën e federatës e kanë përfituar të gjithë, nuk ka vonesa në këtë histori. Nuk ka një marrëdhënie të qartësuar, një marrëdhënie e qartë që do bëhej midis investitorit dhe detyrimeve e obligimeve të tija. Ka ardhur koha që në këtë situatë ne të krijojmë një sistem i cili të ketë bilancet reale.''

Në këtë moment futbolli nuk është prioritet i qeverisë shqiptare dhe aq më tepër "ligji i sportit", për të cilin Idrizit insiston se është nevojë imediate për sportin e topkëmbës.

''Jemi në një situatë që flasim për sport dhe jo ekonomi sporti. Historia është e thjeshtë, sporti shqiptar duhet të merret me ligjet e sportit.''

Flamurtari ndodhet në fund të klasifikimit dhe sezonin tjetër do të aderoj në kategorinë e parë duke u bazuar tek pikët në tabel. Idrizi pranon përgjegjësit për këtë dështim ndërsa sugjeron se formula me 10 skuadra duhet të ndryshojë.

/Ora News.tv/