Dërgohet një i dyshuar me Covid-19 në spitalin Infektiv në kryeqytet.
Ai është sjellë me ambulancë dhe është futur në ambientet e spitalit rreth orës 09:00 të paradites së sotme (19 qershor)
Nuk dihet nëse këtij personi do t’i bëhen kontrollet e zakonshme apo do të shtrohet në spital.
Ndërkohë në vend dje (18 qershor) u shënuan 66 raste të reja me Covid 19 dhe 1 humbje jete, ndërsa pritet përditësimi i situatës për sot.

/Ora News.tv/