Mbrëmjen e kaluar, Stresi ishte i ftuar në emisionin “Why Not” dhe inskenoi skenën për arrestimin e reperit dhe burgosjen e tij për pjesmarrje në grupet kriminale dhe armëmbajtje rreth një vit më parë.

“Si ta bëjmë mizën balenë”, titullohet skeçi në të cilin reperi dhe moderatorja kanë inskenuar momentin e tij të arrestimit.

Roza bën rolin e një fanseje që i është futur në dhomën e hotelit Stresit, ndërkohë që ky nuk e ka idenë se kush është. Më pas vjen policia dhe arreston reperin, ndërkohë që Roza bërtet “jam shtatzënë, më përdhunoi”.

Kjo skenë nuk u prit aspak mirë nga Keisi, e cila reagoi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe tha se kjo nuk ishte aspak për të qeshur dhe nuk kishte pse të prekej dinjiteti i saj. Pas deklaratës së saj, ka reaguar edhe Stresi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe me fjalët e tij ka mbështetur Rozën.

Ai thotë se nga kjo skenë është sqaruar edhe e vërteta e arrestimit të tij. 

“Pse mërziteni? Ju keni dalë të nderuar nga ky emision. Dhe unë gjithashtu kam dal shume i pastër nga kjo ironi. Show është Show. Gjithmonë VIP-at e hajn kafshatën më të fortë. Taksa që paguajmë ne të famshmit, është gjithmonë thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithë këto shushunjat që për një mirësjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje”, shkruan Stresi.

/Ora News.tv/