“Si Stuhia", gomonia 11 metra e trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri- Itali

“Si Stuhia", gomonia 11 metra e trafikut ndërkombëtar

Gomonia me të cilën dyshohet se janë transportuar  3.5 ton drogë në Itali  është sekuestruar në një magazinë në rrethinat e qytetit të Vlorës, në Panaja.

Gomonia është më shumë se 11 metra e gjatë, dhe  më dy motorë me fuqi 250 kubikë secili.

“Si Stuhia 1375”  është vendosur në Triport.

Raportohet per 37 te arrestuar. Në Shqipëri mësohet se operacioni është shtrirë në Tiranë dhe Vlorë ku kanë arrestuar 10 persona. 27 të tjerë janë arrestuar në Itali.

Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar "Kulmi" e "Shefi". 

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po kryhet dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuarve me vlerë deri në 4 milionë euro.

  

EMISIONET