Shumëfishohet çmimi i biletave për 5 vite dhe paraqitja e domosdoshme 4 orë para në aeroporte

Shumëfishohet çmimi i biletave për 5 vite dhe paraqitja e

Pasagjerëve do u duhet të paraqiten 4 orë para në aeroport pasi të të mbarojë bllokimi i koronavirusit. Arsyeja e paraqitjes disa orë para është për të kryer kontrolle shëndetësore, paralajmëron një ekspert.

Fluturimet do të jenë më të shtrenjta sepse linjat ajrore do kenë një numër të kufizuar njerëzish në bord për të siguruar distancën e duhur, rreth dy metra larg.

“Kjo gjë mund t’ju bëjë të përjetoni një fluturim të pakendshëm për 5 vitet e ardhshme”, u shpreh Andrew Charlton një ekspert udhëtimi për “The Time”.

Andrew Charlton, drejtori administrues i Konsulencës së Aviacionit, tha për gazetën: “Edhe nëse vaksina do ishte shpikur dhe do bëheshe nga njerëzit, sërish na duhen të paktën 2 vite për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme, para shpërthimit. Ka të ngjarë se mund të na duhen edhe më shumë se 5 vite”.

Por analisti i Airline, Chris Tarry pretendon se mbajtja e një hendeku prej dy metrash midis pasagjerëve do të thotë që 80 përqind e vendeve do të duhej të ishin bosh.

“Për t'u siguruar që linjat ajrore janë akoma fitimprurëse, ata do të duhet të rritin çmimet e biletave në mënyrë eksponenciale”, tha ai për The Times.

EMISIONET