Shtyrja e zgjedhjeve, Gjata: Dekreti i Metës kushtetues, i bëri nder Ramës

Shtyrja e zgjedhjeve, Gjata: Dekreti i Metës kushtetues, i bëri nder

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim gjatë thotë se dekreti i Presidentit Meta për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit është kushtetues dhe në kohën e duhur.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Gjata tha se vetëm në këtë mënyrë, Presidenti zbatoi kompetencën kushtetuese të garantit.

Çlirim Gjata: Nga pikëpamja kushtetuese është plotësisht kushtetues, ndërsa nga pikëpamja politike ose nga  pikëpamja e rrethanave ishte në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Çfarë zgjedhjesh mund të bëheshin në 30 qershor kur Kushtetuta përashikon pluralizmin politik dhe parashikon zgjedhje jo votime. Vetëm për këtë fakt nëse do të zhvilloheshin ato zgjedhje ishin antikushtetuese. Presidenti është garant i kushtetutës dhe unitetit kombëtar. Kur ka rrethana të tilla, si data 30 që ishte një krim politiko-elektoral i ndërmarrë nga kjo mazhorancë në bashkëpunim me krimin e organizuar, cfarë do të bënte Presidenti, si do ta zbatojë kompetencën kushtetuese të garantit.  Presidenti nuk niset ka marrëveshja, s'ka marrëveshje. Niset nga rrethanat dhe rrethanat ishin kriminale, që mund të sillnin pasoja të pariparueshme për këtë vend. 

Gjata përsëriti qëndrimin se tryeza e dialogut mund të zhvillohet vetëm me largimin e Ramës. Ndërsa theksoi se Meta i bëri nder Ramës me dekretin për anulimin e zgjedhjeve.

Çlirim Gjata:  Ai thoshte kam datë zgjedhjesh, ma ka caktuar kushtetuta. Tani datë zgjedhjesh nuk ka më. Është i lirë, ai i bëri nder Ramës me këtë. Datë zgjedhjesh nuk ka më. Jep dorëheqjen

Çlirim Gjata argumentoi se pse Rama nuk mund të shkarkojë dot Presidentin.

Çlirim Gjata:   Nuk realizohet sepse 2 të 3 për të bërë propozimin, sepse nuk shkarkon Parlamenti, shkarkon Gjykata Kushtetuese. Parlamenti i bën propozimin. Pas votimit në Parlament duhet 2 të 3 të miratohet  propozimi që i çohet Gjykatës Kushtetuese dhe ajo vendos, pasi bën hetimin.

Çlirim gjata tha gjithashtu se KQZ duhet të ndërpresë menjëherë punën për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

EMISIONET