Shtëpia e Bardhë pret festimin e Pashkëve, Melania merr vezën e veçantë

Zonja e Parë e Amerikës, Melanie Trump do presë ditën e hënë, në 22 prill festimet e 141-ta për Pashkët në Shtëpinë e Bardhë.

Festimet do të mbahen në lëndinën e jugur të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa vetë Zonja e Parë, Melania Trump do të përfaqësohet me Vezën e 42-të Përkujtimore nga Bordi Amerikan i Vezëve.

Veza e këtij viti për Melanie u dekorua nga artistja, Cecilia Glembocki, e cila është gjithashtu Drejtore Ekzekutive e Këshillit të Vaksinës Virxhinia.

Veza më të cilën do përfaqësohet Melania mban mbishkrimin “Të jesh më i miri".

Emri i saj është vënë nder të njohjes së nismës së Zonjës së Parë për fushatën e ndërgjegjësimit publik, "Të jesh më i mirë".

Fushata e saj e ndërgjegjësimit fokusohet tek të rinjtë.


EMISIONET