Shtëpia e Bardhë përjashton gazetaren

Gjatë vizitës së Junker në Shtëpinë e Bardhë, ka patur edhe një incident, ku korrespondentja e CNN, Kaitlan Collins, nuk është lejuar të marrë pjesë në konferencën për mediat me arsyetimin se po bënte pyetje të pavenda.

Gazetarja mori pjesë fillimisht në pritjen që Trump i rezervoi Jucker në sallën ovale, dhe duke shfrytëzuar momentin, e pyeti Presidentin amerikan për audio-përgjimin ku flitej për një pagesë të dyshuar kundrejt ish-modeles së Playboy, Karen McDougal.

Megjithatë, kjo pyetje u konsiderua e papërshtatshme për një event të tillë, nga Zëdhënësja për Shtyp, Sarah Sanders. Si rrjedhojë, Collins, nuk u lejua të merrte pjesë në konferencën Trump-Jucker që vinte fill pas pritjes në sallën ovale.

Veprimi i Shtëpisë së Bardhë është pritur me kritika edhe nga rivali më i ashpër i CNN, Fox News, ku nëpërmjet një deklarate, qëndrimi i administratës u cilësua i dobët. Përplasjet e Presidentit Trump me CNN kanë qënë të shpeshta, pasi lideri i Uashingtonit e cilëson këtë agjensi si një prodhues të lajmeve false.

EMISIONET