"Soros po instalon diktaturën në Shqipëri", protesta para Shtëpisë së Bardhë

"Soros po instalon diktaturën në Shqipëri", protesta

Komuniteti shqiptar në Amerikë zhvilloi një protestë kundër asaj që e quajnë, instalimi i diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, për të cilën akuzojnë si autor, manjatin George Soros.

Ata kanë protestuar me parullat: Jo Shqipëri Sorosiane! Të bashkuar për një qëllim: Shqipërinë si gjithë Europa! Ndërsa janë degjuar edhe thirrjet "Rama ik"

Organizatorët thonë se do t’i kërkojnë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, nga korrupsioni, vjedhja e votave, mungesa e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore.

Ervis Zholi, organizator: Në 2019 po krijohet një komunizëm, ne do quhemi për agjitacione e propagandë, u dha vullneti për të dalë dhe për të dhënë një mesazh. Në emër të kombit mos lejojmë një politikë shqiptare që të kapë gjithë pushtet. Ne u ngritën në emër të shqiptarëve për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike, të largohet Sorosi që po kthen një komunizëm.

Ndërsa analisti Ilir Demalia tha në një lidhje me skype për RTV Ora se do të përpilohet edhe një peticion.

Ilir Demalia: Protesta ishte për ti bërë të ditur presidentit Trump, senatit, kongresit dhe Departamentit të Shtetit ku do të përpilohet edhe një peticion për lidhje me korrupsionin galopant që ndodhet nga qeveria shqiptare. Marrëdhëniet e saj me krimin e organizuar, trafiqet e drogës dhe lidhje e kësaj kaste politike me Xhorxh Sorosin, i cili është edhe nismëtari i reformës në drejtësi.

Po ashtu, organizatori Zholi paralajmëroi se do të zhvillohen protesta të tjera në SHBA.

EMISIONET