Shpëtohet skafi me 18 klandestinë në Durrës, po iknin në Itali

Shpëtohet skafi me 18 klandestinë në Durrës, po iknin

18 klandestinë sirianë e kurd, mes tyre 3 gra dhe një fëmijë kanë rrezikuar të mbyten në ujërat shqiptare orët e para të mëngjesit të së shtunës teksa synonin të mbërrinin në Itali.

Mjeti lundrues, 6 metra i gjatë, që dyshohej se kishte hyra nga Greqia, drejtohej nga Renato Cenko, banues në Vlorë.

Ka qenë skafisti i cili pasi ka konstatuar defektin në motor, 12 milje larg grykëderdhjes së lumit Shkumbin ka lëshuar sinjalin SOS.

Pas marrjes së njoftimit dhe koordinatave të vendndodhjes së skafit, dy anijet e rojes bregdetare kanë nisur operacionin e shpëtimit.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe autoritetet italiane të cilët kanë gjetur mjetin që ndodhej në rrezik.

Klandestinët, të cilët pas kontrolleve rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore, u transportuan drejt Portit të Durrësit.

Drejtuesi i skafit së bashku me personat e tjerë të shpëtuar janë shoqëruar nga efektivët e policisë kufitare ku janë marrë në pyetje lidhur me trafikimin e klandestinëve.



EMISIONET