Një shpërthim në një fabrikë të fishekzjarrëve në Turqinë veriperëndimore ka plagosur të paktën 41 njerëz.

Në fabrikë kishte rreth 150 punëtorë në fabrikën jashtë qytetit të Hendek, në provincën Sakarya, Gov. Cetin Oktay Kaldirim.

Të paktën 41 prej tyre u shtruan në spital me lëndime, ndërkohë nuk flitet për viktima.  

Sipas medieve lokale tre punëtorë janë në gjendje të rëndë.

Disa zjarrfikës dhe ambulanca u dërguan në fabrikë, e cila është larg zonave të banuara.

Sidoqoftë, shpërthimet janë duke vazhduar, duke penguar përpjekjet për ta sjellë zjarrin nën kontroll.

Shkaku i shpërthimit nuk dihej akoma.

Nga pamjet e publikuara vihet një re të madhe tymi që ngrihet nga fabrika.

/Ora News.tv/