Shpërtheu keq ndaj saj, Roza Lati ka disa fjalë për Kejsin: Për famë, femrat bëjnë gjithçka

Mbrëmjen e së dielës, Stresi ishte i ftuar në emisionin “Why Not” dhe inskenoi skenën për arrestimin e reperit dhe burgosjen e tij për pjesmarrje në grupet kriminale dhe armëmbajtje rreth një vit më parë.

“Si ta bëjmë mizën balenë”, titullohet skeçi në të cilin reperi dhe moderatorja kanë inskenuar momentin e tij të arrestimit.

Roza bën rolin e një fanseje që i është futur në dhomën e hotelit Stresit, ndërkohë që ky nuk e ka idenë se kush është. Më pas vjen policia dhe arreston reperin, ndërkohë që Roza bërtet “jam shtatzënë, më përdhunoi”.

Kjo skenë nuk u prit aspak mirë nga Keisi, e cila reagoi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe tha se kjo nuk ishte aspak për të qeshur dhe nuk kishte pse të prekej dinjiteti i saj.

"Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Ëhy not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur "Si ta bëjmë mizën balenë" dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s'është fort për të qeshur", ka shkruar Kejsi.

Pas deklaratës së saj, ka reaguar edhe Stresi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe me fjalët e tij ka mbështetur Rozën.

Ai thotë se nga kjo skenë është sqaruar edhe e vërteta e arrestimit të tij.

“Pse mërziteni? Ju keni dalë të nderuar nga ky emision. Dhe unë gjithashtu kam dal shume i pastër nga kjo ironi. Shoë është Shoë. Gjithmonë VIP-at e hajn kafshatën më të fortë. Taksa që paguajmë ne të famshmit, është gjithmonë thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithë këto shushunjat që për një mirësjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje”, shkruan Stresi.

Edhe Roza ka reaguar përmes disa fotove në “Instastory”, ku shpjegon se ishte thjesht një skeç i bazuar në një histori të vërtetë, por e hiperbolizuar.

"Stresi i ftuar në Why not me nje skeç të bazuar në një histori të vërtetë. Por e hiperbolizuar dhe e ekzagjeruar me ironi kundrejt realitetit dhe disavantazhit të të qenurit person publik. Kuptoni ironinë njerëz. Vetë i ftuari u pajtua me skeçin tonë. Femra gjithmonë është shkop ndër rrota, te një mashkull që është nën vëzhgim. Të gjithë ne njohim raste sesi femrat fusin hundët, kalojnë konfidencat dhe të hapin probleme. Sot për famë femrat bëjnë gjithçka", shkruan Roza Lati.

EMISIONET