Ish-piloti i Ferrarit, Raffaele Marciello ka kritikuar ashpër mënyrën e garimit të Sebastian Vettel. Sipas tij gjermani nuk është në nivelin e pilotëve të elitës, duke theksuar se Ferrari do të dështojë në garën për konstruktorë për shkak të Vettel.

"Vettel nuk ka qenë kurrë në nivelin e Hamiltonit, Alonso-s apo edhe Kubicës",-ka thënë ai. "Jam i bindur se Charles Leclerc do ta bëjë atë të harrohet menjëherë. Mendoj se Ferrari nuk e fiton kampionatin këtë vit, për shkak të Sebastianit ".-përfundoi 23 vjeçari.

Aktualisht Marciello garon në "GT Blancpain" me Mercedes, ndërsa te kokëkuqja është rritur si pilot.

/Ora News.tv/