Pas funeralit të Suleiman, shpërthime pranë Ambasadës Amerikane në Irak

Pas funeralit të Suleiman, shpërthime pranë Ambasadës

Disa shpërthime tronditën zonën e Bagdadit disa orë pas funeralit të Gjeneralit Suleiman të vrarë të enjten nga një sulm ajror i SHBA.

Një predhë që shpërtheu në Zonën e Gjelbër pranë Ambasadës Amerikane ndërsa disa të tjera që u hodhën në bazën ajrore Balad, në veri të kryeqytetit irakian e cila strehon forcat amerikane.

Burimet e Sigurimit të Irakut thonë që nuk pati të lënduar nga sulmet megjithëse udhëheqësit iranianë janë zotuar të hakmerren për vrasjen e Qasem Soleimani, i cili u vlerësua si terrorist nga SH.B.A.

Pasi goditjes së dy raketave në bazën ajrore amerikane në Balad, u dërguan dronët mbikëqyrës për të gjetur burimin por asnjëri prej grupeve nuk rezultori të kishtë kryer sulmin.Megjithëse dyshohen militantët pro-iranianë të cilët kanë kryer dhe sulme të tjera më parë në interes të SHBA-ve.

Tubimi i funeralit të Gjeneralit sot nëpër qytetet e shenjta myslimane të Bagdadit dhe Irakut paraprin kthimin e eshtrave të tij në Iran.

Duke tundur flamuj të Irakut dhe të milicisë dhe duke brohoritur "Vdekje për Amerikën", mijëra qytetarë Irakienë kanë shoqëruar sot nga Aeroporti Al Muthana deri në portën e Zonës së Gjelbër për në banesën e fundit Gjeneralin Suleiman.

Nga ana tjetër, disa Irakienë po festonin në rrugët e Bagdadit për vdekjen e Gjeneralit.Ai ishte akuzuar për orkestrimin e sulmeve të dhunshme në protestat paqësore pro-demokracisë në Irak

Qeveria Irakiane ka paralajmëruar Forcat Irakiane të Sigurisë që "të qëndrojnë larg nga bazat amerikane me një distancë jo më pak se 1km duke filluar nga e diela në mbrëmje".

EMISIONET