Shpallet fituesi i “Eurovision 2020”, ja në cilin vend u rendit Shqipëria

Festivali Europian I Këngës 2020, ashtu si edhe evente të tjera muzikore, është zhvilluar online për shkak të pandemisë. Mbrëmjen e së martës u nderuan artistët që do të garonin në gjysmëfinalen e parë të konkursit të këngëve, përfshirë 5 vendet e kualifikuara automatikisht mes tyre Gjermania, Italia dhe vendi pritës Hollanda. Për rreth 90 minuta fansat e Eurovision patën mundësinë të shihnin 20 videot zyrtare të përfaqësuesve të këtij viti.

Gjysmëfinalja e dytë do të transmetohet më të enjten, në orën 21.00, dhe pritet të prezantohen edhe 21 këngë të tjera. Mes tyre edhe Shqipëria pritet të prezantojë videon zyrtare të këngës “Fall from the sky” të këngëtares Arilena Ara. E vlërësuar për vokalin e saj të fuqishëm, këngëtarja e publikoi videoklipin dy ditë më parë për publikun shqiptar.

Prodhuesi ekzekutiv, Sietse Bakker, është shprehur: "Ne duam të bëjmë një shfaqje që vë në qendër të vëmendjes jo vetëm 41 artistë që duhej të shfaqeshin në Roterdam, por gjithashtu të frymëzojmë ata që janë në shtëpi në Europë dhe më gjerë, në këto periudha të vështira. Le ta bëjmë këtë një moment të paharrueshëm në historinë e Eurovision!"

Nata finale do të jetë më 16 maj, kur do të shpallet edhe fituesi I këtij viti dhe priten performanca special nga artistë të njohur në të gjithë botën.

EMISIONET