Shoqëria Civile: Reforma zgjedhore ka dështuar, duam të jemi palë vendimmarrëse

Shoqëria Civile: Reforma zgjedhore ka dështuar, duam të jemi

Përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan që të jenë palë vendimmarrëse lidhur me reformën zgjedhore.

Brisida Gjikondi u shpreh se Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se populli është sovran dhe ushtron sovranitetin drejtpërdrejtë dhe është pjesë vendimmarrëse e fateve të tij.

Deklarata e Shoqërisë Civile

Ne një grup aktivistësh civilë nisur nga marrëveshja politike jashtë parlamentare mbi reformën zgjedhore e realizuar dje në një ambient neutral pa dijeninë dhe përfshirjen e qytetarëve shqiptar DEKLAROJME :

Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se populli është sovran dhe ushtron sovranitetin drejtpërdrejtë dhe është pjesë vendimmarrëse e fateve të tij.

Reforma zgjedhore deri me tani ka dështuar për shkak të papërgjegjshmërisë së kësaj klase politike, që primare ka patur pushtetin e vet të pandershëm se sa përfaqësimin real të shqiptarëve.

Për këtë arsye, tashmë që tryeza e reformës zgjedhore ka dalë jashtë zyrave parlamentare, mbështetur edhe në rekomandimet e forta të OSBE ODHIR për gjithëpërfshirjen e qytetarëve shqiptarë në reformën zgjedhore, e cila është jetike pe fatet e tyre, KERKOJME të jemi palë vendimmarrëse me të drejta të barabarta me anëtarët e tjerë të këtij Komisioni të Reformës Zgjedhore me qëllimin që kjo reformë t'ju shërbejë qytetarëve shqiptarë!

EMISIONET