Shoqatat e transportit publik në protestë: Të rishikohen protokollet e sigurisë, nuk fillojmë dot punë

Shoqatat e transportit publik në protestë: Të rishikohen

Përfaqësues të Unionit të transportit publik kanë dalë në një deklaratë ku kërkojnë nga institucionet përgjegjës që të rishikohen protokollet e sigurisë dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Ata shprehen se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nuk do të rifillojnë aktivitetin.

Unioni i transportit publik kishte parashikuar një deklaratw për media pranë lokomotivës nw bulevardin e ri, por u përballen me forcat e rendit dhe ato shqiponja.

Ndodhur në këto kushte u detyruan të zhvendosen pranë zyrave të tyre.

Gjatë deklaratës u shprehen se në kushtet në të cilat ndodhen nuk mund të rifillojnë punën, prandaj kërkojnë ndryshimin e protokolleve të sigurisë.

“Nuk ka ardhur asnjë për të na dëgjuar. E bëmë këtu në mënyrë simbolike te lokomotiva pasi jemi i vetmi vend që e kemi vrarë trenin. Prandaj ju bëj thirrje që të mos e vrasin transportin publik. 

Ne paguajmë taksa dhe nuk janë marrë parasysh kërkesat tona. Kemi më shumë se dy muaj që i bëjmë të ditura kërkesat. Ne e kemi të pamundur që të rifillojmë shërbimin në këto kushte. Ne kërkojmë rishikimin e protokollit të sigurisë. Nëse nuk rishikohet, nëse nuk bëhet i mundur operimi sipas çdo vend të botës, pasi e ka bërë edhe Evropa. Këtu te ne nuk është funksionale aspak. Nuk mund të jetë përgjegjësi e operatorëve të transportit sjellja e pasagjerëve në bord.”

Ndërsa kërkojnë dhe dialog me qellim zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe gjithë personave të deleguar prej tij që të reflektojnë që të na thërrasin në një tryezë, pasi nuk jemi ulur deri më tani. Kërkesat tona janë shumë të qarta, por nëse nuk i ka të qarta qeveria, ne pranojmë të ulemi dhe t’i sqarojmë.”

Shoqata e transporteve shprehen se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nuk do të hapen as në afatin që është parashikuar.

EMISIONET