Shkrumbohet nga flakët Ferrari me vlerë 1 milion dollarë në rrugët e Monte Karlos

Një Ferrari i modelit F40 me vlerë 1 milion dollarë është shkatërruar plotësisht pasi shpërtheu në flakë në rrugët e Monte Karlos.

Pjesa e pasme e makinës është djegur plotësisht, pasi shoferi kishte ecur me 228km/orë. Madje një nga banorët aty pranë u mundua të shuante flakët duke spërkatur me ujë nga banesa e tij. Ferrari ishte një nga 1.311 modelet F40 e prodhuara nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 1990, të cilat janë ndër makinat më të shpejta në botë. Ka qenë ish piloti i Moto GP Max Biaggi ai që ka postuar videon, pasi ngjarja ndodhi afër shtëpisë së tij, shkruan Daily Mail.

Biaggi ishte duke u përgatitur për të udhëtuar në Jerez de la Frontera, Spanjë, për të marrë pjesë në provat Moto3 në rrugën e qytetit. Kompania Ferrari akoma nuk ka reaguar pas këtij lajmi, edhe pse makina ishte një nga më të rrallat.

Nuk raportohet për të lënduar megjithatë mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje.


EMISIONET