Shkruan dedikim në mur për të dashurën, policia "i pret" frymëzimin

Shkruan dedikim në mur për të dashurën, policia "i

"Ke qenë fitorja më e bukur në këtë botë me sf".....ida?

Një dedikim dashurie, i lënë në mes, edhe për faktin se ishte shkruar në vendin e gabuar.

Një djalë nga Messina, Milano u "kap mat" nga policia, ndërkohë që shkruante me spray në këmbanën e sheshit Duomo, në Milano të Italisë, shkruan tgcom.it.

Fjalët e shkruara me një spray të zi, i kushtoheshin të dashurës së tij, e cila kishte ditëlindjen atë ditë.

Minoreni u dërgua në komisariat dhe u procedua.

Këmbana e sheshit Duomo nuk mundet kurrsesi të prishet, edhe pse e dashura e djaloshit kishte ditëlindjen, pasi është një nga simbolet historike të qytetit.

Një patrullë policie që kalonte nga ato anë, ka pikasur djaloshin që shkruante grafitin në mur, me qëllimin e një dedikimi dashurie.

Kur pa policët, është trembur, pasi nuk kishte dokumentet e identifikimit me vete.

Mund të ngjajë si një lojë fëmijësh, por çështja në të vërtetë është më serioze, pasi kush "prek" muret e një ndërtese historike rrezikon një gjobë nga 1mijë deri në 3 mijë euro.

Në disa raste madje, përfshihet edhe burgimi nga 3 muaj në një vit. Me anë të një ligji, dekretuar vitin e shkuar, autori i dëmeve duhet të pastrojë të gjithë vendet e bëra pis, apo të paguajë për dëmin e shkaktuar.

Për një krim të tillë, autoritetet nisin procedimin penal, ndaj kjo do të thotë se, edhe sikur vetë pronari i ndërtesës të donte ta falte, denoncimi dhe procedimi do të kryheshin gjithsesi.

Policia e Mesinës e komunikoi ngjarjen me anë të një postimi në Facebook dhe pati komente nga më të ndryshmet: dikush kërkonte dënime më të ashpra, dikush tjetër gjoba edhe më të kripura, por kishte dhe nga ata që "mbronin" djaloshin, apo ironizonin.

EMISIONET