Joni Tarifa, një këngëtar shqiptar që po vazhdon karrierën e tij muzikore në Holandë ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re”. Përveçse ka folur për jetën e tij profesionale, Joni ka treguar se një miku i tij, ka shkruar vetëm një fjali në tekstin e këngës së Dua Lipës “Neë Rules” dhe ka fituar shifra marramendëse.

Arjola Shehu: Një nga miqtë e tu kishte shkruar një varg në tekstin e Dua Lipës

Jon Tarifa: Po tek kënga “Neë rules”. Miku im i quajtur Pett Smith ishte në studio ku po punohej kënga dhe nuk po gjenin se çfarë teksti të vinin tek një pjesë e këngës, kur u fut në studio ai tha gjënë e parë që i erdhi në mendje dhe e përdorën. Në fund ia njohën edhe të drejtat e autorit dhe ka marrë 3-4 % të këngës.

Arjola Shehu: Në shifra monetare mund të jetë përkëthyer në miliona euro. 

Jon Tarifa: Saktësisht nuk e di sa ka fituar ai, por di që është shumë i lumtur

/Ora News.tv/