Shkodër, del në dritë kisha 15 shekullore

Shkodër, del në dritë kisha 15 shekullore

Rrënojat e një kishe që mendohet se i përket një kishe të shekullit të V- VI janë zbuluar në fshatin Hot të Malësisë së Madhe. 

Ishin banorë të fshatit Hot të Malësisë së Madhe ata që hasën për herë këto gurë, teksa punonin tokën, por i dëmtuan pasi nuk ua dinin rëndësinë.

Në kontakt me ta ra edhe Kisha Katolike, që përmes dokumentave të vjetër që dispononte, hodhi më shumë dritë rreth objektit të kultit.

Gezim Hoxha, arkeolog: Duhet të jemi të lumtur që edhe në këtë formë si e kemi mund ta promovojmë si trashegimi kulturore"

Për Arkeologun Gëzim Hoxha shteti duhet të bëjë më shumë për këto site, pasi financimet janë të kufizuara.

Kishë paleokristiane e cila dëshmon se territori ka psaur një krishtërim shumë të hershëm"

Kisha në fjalë është e rallë për zonën e veriut, ndërsa në jug janë më shumta të tilla zbulime.

Arqipeshkëvi i Shkoder – Pult, imzot Angelo Massafra shpreson që vendi ynë të mund të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Europian, që të mund të përfitohen më shumë fonde për nisma të tilla.

Për herë parë falë bashkëpunimit të Qendres së studimeve albanologjike, Insitutin e arkeologjisë, Albania Community Assit si dhe dioqezen e Budimjes e Nikshiqit, në këtë zonë ka nisur implementimi i projektit “Rritja e bashkëpunimit, antikitetet e krishtera në funksion të zgjerimit të turizmit”.


EMISIONET