Mbeturinat në lumenj e liqen, prefekti i Shkodrës “fshikullon” bashkitë e Veriut

Mbeturinat në lumenj e liqen, prefekti i Shkodrës

Mbeturinat që kanë mbushur shtretërit e lumenjve dhe liqenin u kthyen në objekt debatesh, por edhe kritikash të ashpra që prefekti i Çesk Millja u bëri dy bashkive më të mëdha të qarkut, asaj të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Në tryezën për sigurinë e rezervuareve, argjinaturave dhe digave në prag të stinës së dimrit, ai e cilësoi situatën aktuale një papërgjegjshmëri të të gjitha institucioneve.

Çesk Millja, prefekt i Shkodrës: "Të ngrihemi në rolin e përgjegjësisë funksionale të secilit për të menaxhuar sa më mirë dhe për të minimizuar sa më shumë riskun në raste të emergjencave të ndryshme”.

I ashpër ishte edhe drejtori i bordit të kullimit të rajonit të veriut Ndue Preka, i cili tha se ka dërguar eskavatorë për pastrimin e shtratit të Kirit, edhe pse kjo nuk është përgjegjesi e institucioneve të tij.

Ndue Preka, drejtori i bordit të kullimit rajoni veriut: “Jam i gatshëm kundrejt karburantit t’ju vë në dispozicion shtatë eskavatorë që janë përgjithësisht në gjendje të mirë”.

Për këtë situatë kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi veç qytetarëve akuzoi edhe ministrinë e mjedisit që sipas saj ka refuzuar dy shkresat e dërguara me propozim konkret sipas VKM-së, që Shkodra të ndërtojë një vend-depozitimi mbetjesh inerte, pasi aktualisht nuk e ka një të tillë.

Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkoder: Ne i kemi shkruar ministrisë përkatëse duke i dhënë një propozim për përcaktimin e një vendi për depozitimin e mbetjeve inerte”.

Menjehëre erdhi edhe përgjigja nga kryeinspektori i mjedisit Eugert Salia, i cili tha se do të nisë puna për ndërtimin e një pike të tillë për bashkitë e veriut.

Shqetësim për bashkitë mbetet forcimi i argjinaturave pasi ka ende të dëmtuara që erozioni rrezikon tokat dhe shtëpitë. Deri më tani bordi i kullimit tha se ka investuar 20 milion lekë të reja në Shkodër ku janë hapur 50 km kanale të para dhe është rritur siguria në 65 km argjinaturë.

EMISIONET