Shiu shkakton përmbytje në Elbasan, probleme dhe në Berat

Uji i shiut u bë bashkë me ujërat e  zeza dhe u hyri në shtëpi disa familjeve në Bradashesh të Elbasanit. Situata e krijuar ishte problematike aq sa për të larguar ujin u kërkua ndërhyrja e forcave zjarrfikëse

Banorët të irrituar thanë se është mungesa e kanalizimeve që i  vë përballë përmbytjeve dhe rrezikut të sëmundjeve.

E njëjta situatë është gjithmonë këtu. Ne kërkojmë të bëjnë kanalizimet të shpëtojmë nga kjo gjendje. Jemi në pikë të hallit. Ata vijnë dhe marrin votat dhe ikin”, thanë disa banorë.

Në Bradashesh, në Bujqës, Muriqan, ish-Uzina 12, ka patur përmbytje të tokave bujqësore.

Në Cërrik, pati probleme edhe me energjinë elektrike. Reshjet sollën problematika edhe në rrugë. Në aksin Berat-Poliçan një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke u përbërë një rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Rrëshqitja e gurëve ka ndodhur pranë vendit të quajtur Vodicë ku mungojnë rrjetat penguese dhe shkëmbijtë përfundojnë direkt në rrugë.

EMISIONET