Sherr mes të rinjsh në bulevardin e Durrësit, plagosen me thikë tre persona

Sherr mes të rinjsh në bulevardin e Durrësit, plagosen me

Një sherr masiv mes të rinjve është regjistruar mbrëmjen e 10 qershorit 2020, në bulevardin “Epidamn”, në Durrës.

Nga ky konflikt janë plagosur me thikë tre persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

''Më datë 10.06.2020, rreth orës 22:30, në lagjen nr.1, Durrës, pas një konflikti të çastit  janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën'', thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


EMISIONET