Sherr me thika e dërrasa në Bulqizë, pranga të rinjve

Sherr me thika e dërrasa në Bulqizë, pranga të rinjve

Dy të rinj në Bulqizë përfunduan në pranga pas një sherri mes tyre.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së djeshme në vendin e quajtur "Pishat".

Pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me thikë shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke  shaktuar dëmtime të lehta.  

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.      







EMISIONET