SHBA/ Nëna tenton të mbysë vajzën 6 muajshe, dy fëmijët e tjerë bëhen heronj dhe shpëtojnë motrën e tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida. Një nënë 31 vjeçare mbylli 3 fëmijët e saj në një nga dhomat e banesës dhe filloi t'i sulmonte. Ajo fillimisht donte të mbyste vajzën e vogël 6 muajshe por dy fëmijët e tjerë të moshës 12 dhe 9 vjeç, fatmirësisht arritën ta ndalonin nënën e tyre.

''Ailenys Carmenate, 31 vjeç, u përpoq të vriste të tre fëmijët e saj të shtunën më 22 shkurt në banesën e tyre në Hialeah, në Florida të Jugut, përpara se dy fëmijët të arrinin ta luftonin atë dhe të shpëtonin motrën e tyre të vogël'', thanë autoritetet.

Të dy fëmijët, shkulën flokët e nënës së tyre, i kafshuan krahët dhe e shkelmuan duke u përpjekur ta ndalonin teksa ajo po i sulmonte, shkruan Daily Mail.

Ngjarja ndodhi sapo Randy Montano, babai i foshnjës dhe njerku i dy fëmijëve të tjerë u kthye në shtëpi nga puna dhe dëgjoi të bërtiturat. Montano u tha oficerëve që kur hapi derën e dhomës Carmenate po mbyste vajzën e tyre 6 muajshe, teksa dy fëmijët e tjerë përpiqeshin ta ndalonin.

Fatmirësisht të tre fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia shkoi në vendngjarje dhe arrestoi Carmenate. Ajo përballet me akuzën e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë dhe është urdhëruar që ajo të mos ketë më kontakte me fëmijët e saj.

EMISIONET