Shalqiri mbetet në arë: Në Divjakë, çmimi më i ulët i 10 viteve të fundit

Shalqiri mbetet në arë: Në Divjakë, çmimi më i

Periudha e gjatë e pandemisë së koronavirusit ka dhënë efektet në eksportet e prodhimeve shqiptare. Në Divjakë, zona më e njohur e prodhimit të shalqirit, kërkesa është ulur ndjeshëm.

''Prodhim në krahasim me vitet e tjera ka. Kjo është kultura që ne kemi përvojë më shumë dhe ushqehemi me këtë kulturë. Tregu është dobët, cilësi ka shumë por çmimi është përtokë.''

Prodhimi këtë vit është i mbarë, por fermerët  thonë se po e shesin me çmimin më të ulët të 10 viteve të fundit.

Një kilogram shalqi në Divjakë ka zbritur në 12 lek !

Thonë se po dalin me humbje, pasi fitim do të kishin nëse e shisnin të paktën me 20 lekë, por po pranojnë këtë kërkesë për të mos e lënë të kalbet.

''Është një kulturë e cila nuk duron rritjen e temperaturave. Një javë duron se e djeg dielli, zverdhet. Nuk të leverdis.''

Fermerët e Divjakës janë të shqetësuar se pas rënies së menjëhershme të çmimit, në javët në vijim prodhimi rrezikon tu kalbet në ara nësë nuk ndryshon situata.

''Puno edhe mos fito''.

EMISIONET