Sarandë: Dyshohet se dhunoi fizikisht kolegun e tij, arrestohet doganeri 34-vjeçar

Sarandë: Dyshohet se dhunoi fizikisht kolegun e tij, arrestohet doganeri

Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim I. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, me profesion agjent doganier.

''Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është përfshirë në një konflikt në datën 17.06.2020, në lagjen nr.4 Sarandë, ku në Portin e Sarandës dyshohet se ka goditur fizikisht një punonjës tjetër doganier, për motive të dobëta'', informon policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".

EMISIONET