Pasi u shpall lojtari më i mirë i vitit në Premier League, Mohamed Salah vazhdon të rrëmbej çmime.

Sulmuesi i përfaqësueses së Egjiptit dhe ekipit anglez të Liverpoolit është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë (FWA). Vendi i dytë i takoi mesfushorit të Manchester City-t, Kevin de Bruyne, ndërsa sulmuesi i Tottheham Harry Kane u shpall i treti.

Ylli egjiptian këtë sezon shënoi 31 gola në 34 paraqitje dhe është një nga pretendentët kryesorë për të fituar Këpucën e Artë.

Që nga ardhja e tij në "Anfield" ai ka mahnitur botën e futbollit duke shënuar 43 gola në sezonin e tij të parë si "The Reds" dhe duke regjistruar 15 asistime.

Në Champions League ai tundi dhjetë herë rrjetin e kundërshtarit.

/Ora News.tv/