Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë qenë një nga çiftet më simpatik të showbizit shqiptar. Ndarja e tyre së fundmi është komentuar shumë dhe sipas Robertit kjo ka ndodhur sepse dashuria mes tyre kishte mbaruar.

Për hir të vajzës së tyre ata kanë vendosur të mbajnë marrëdhënie të mira dhe shpesh shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në nje deklaratë të tijën, Roberti u shpreh se ka shumë respekt për Norën dhe nuk do i harrojë asnjëherë momentet e lumtura që ka kaluar me të.

Së fundmi ai ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Kley dhe Fabio të titulluar "Sa shumë t'kam dasht. Të lutem kthehu prapë", ku thuhet se i dedikohet Norës.

Nora ka reaguar direkt duke e postuar këngën e tij në “Instastory”. Këngëtarja e tregon hapur mbështetjen e saj për ish-bashkëshortin.

/Ora News.tv/