Rusia "rrëzohet" nga froni i alkoolit, bie konsumi

Rusia "rrëzohet" nga froni i alkoolit, bie konsumi

Konsumimi i alkoolit në Rusi ka rënë ndjeshëm nga viti 2003 deri në 2018.

Sipas një studimi tregohet se konsumimi ka rënë me 43% gjatë kësaj periudhe.

Madje në Rusi, konsumimi i alkoolit është konsideruar gjithmonë si sekreti i jetëgjatësisë së tyre, por me rënien e saj është ulur dhe mosha e jetëgjatësisë.

Sipas studimit mosha mesatare e vdekjeve në Rusi është 68 për meshkujt dhe 78 për femrat.

Por një prej shkaqeve të rënies së konsumimit janë dhe ligjet e forta të vendosura mbi pijet. Tashmë nuk egzistojnë më kioska në çdo cep të rrugës që shisnin alkool por ajo mund të merret vetëm nëpër dyqane dhe supermarkete.

Një tjetër ligj është vendosur që ndalon konsumimin e alkoolit në rrugë.

Kjo tendencë për uljen e konsumimit është më prezent në qytete të mëdha ndërkohë që në qytetet më të vogla qytetarët e prodhojnë vetë alkoolin e tyre.

EMISIONET