Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.

Dy rrjetet sociale kanë refuzuar të vendosin në territor rus server-at me të dhënat e qytetarëve, duke shkelur legjislaturën vendore mbi të dhënat personale.

Një ligj i diskutueshëm i 2014-ës, në fakt, detyron arkivimin e të dhënave të përdoruesve rusë në server që ndodhen fizikisht në territor rus.

Sipas disa ekspertëve me këtë ligj është më e lehtë për entet qeveritare dhe për shërbimet sekrete të Moskës , që të marrin informacione nga persona të cilët ata i konsiderojnë të dyshuar.



/Ora News.tv/