E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ka qenë këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa e cila ka folur për jetën e saj private dhe profesionale.

Gjatë intervistës Rudina Dembacaj i ka kërkuar publikisht Enedës që të jetë e ftuar si këngëtare në dasmën e saj me Mark Frrokun pas pandemisë së koronavirusit. Eneda ka pranuar me kënaqësi duke shprehur se i pëlqen shumë të dy si çift.

Kujtojmë se Rudina dhe Mark Frroku janë fejuar në muajin maj dhe këtë e ka bërë vetë të ditur moderatorja përmes një “Instastory” ku tregonte në gisht unazën e fejesës.

Rudina Dembacaj: A do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?

Eneda Tarifa: Aww mishi kokërr, paskemi dasmë.

Rudina Dembacaj: Po e kemi por të kalojë koronavirusi.

Eneda Tarifa: Do vij me kënaqësi të madhe sepse çifti juaj realisht më pëlqen dhe shkoni.

Rudina Dembacaj:Faleminderit mezi po presim


/Ora News.tv/