Paqe për Gjykatën Kushtetuese: Ruçi shkon në zyrën e Metës

Paqe për Gjykatën Kushtetuese: Ruçi shkon në zyrën e

Gjykata Kushtetuese  ka rimarrë vëmendjen e ndërkombëtarëve, ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka nisur takimet konkrete për të vënë në lëvizje instuticionet që kanë në dorë plotësimin e saj. Për këtë çështje sot u takuan edhe Presidenti me kryetarin  e Kuvendit.

Tirane- Mosfunsksionimi i Gjykatës Kushtetuese është rikthyer në vëmendje të ndërkombëtarëve, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka nisur lëvizjet konkrete.

Pas letrës së Presidentit drejtuar kryetarit të kuvendit, Yuri Kim luajti një rol të rëndësishëm, duke i bindur palët për takim, i cili u zhvillua mesditën e të martës, 30 qershor. 

Palët nuk folën për mediat ndërsa presidenca në njoftimin për shtyp thotë se Kreu i Shtetit vlerëson si të rëndësishme që rekomandimet e Komisionit të Venecias të vihen menjëherë në zbatim.

"Duke ripërsëritur domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve me qëllim ripërtëritjen dhe bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Presidenti Meta shprehu gatishmërinë e Tij të plotë për të nisur menjëherë punën për një interpretim unik të rekomandimeve dhe bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre".

Me tej Presidenca njofton se dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ka cilësuar të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura.

"Kryetari Ruçi duke mirëpritur ftesën e Presidentit Meta për këtë takim dhe bashkëndarë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura".

Por lëvizjet e ndërkombëtare nuk mjaftuan me kaq. Në të njëjtën kohë kur Kreu i Shtetit dhe kreu i Kuvendit ishin në takim, ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori Soreca,   shkuan në zyrën e kryetares në detyre të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Pas 50 minutash takim, ambasadorët nuk dhanë asnjë koment për mediat por postuan reagimet e tyre në twitter. 

Lexo me shume:  Soreca: GjK-ja funksionale kusht për çeljen e negociatave, vlerësimi i kandidatëve të jetë i pavarur

                           Yuri Kim: Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregohet pavarësi e integritet
 

Lëvizjet për konstituimin e Gjykatës Kushtetuese, vijnë në një moment të rëndësishëm politik kur palët janë dakortësuar për reformën zgjedhore por dhe ku Komisioni i Venecias është shprehur për këtë çështje.

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese merr një rëndësi të madhe për faktin se në dorë ka fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Opozita e sheh si rrugën e vetme që do ti japë fund krizës së thellë politike dhe pikërisht takimet vijnë në të njëjtën ditë kur u mbajtën zgjedhjet vendore pa opozitën.  

EMISIONET