Rritet 60% numri i emigrantëve klandestinë që mbërrijnë në Evropë përmes Ballkanit

Rritet 60% numri i emigrantëve klandestinë që mbërrijnë

Agjencia Evropiane e kontrollit të kufijve Frontex, jep alarmin se ndryshe nga situata që prezantohet në rrugëkalimet e tjera të emigracionit klandestinë drejt Europës, e me gjithë efekte e përhapjes së pandemisë, rruga Ballkanike ka shënuar një rritje me 60% të numrit të emigrantëve ilegalë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2020.

Agjencia Italiane e kontrollit të kufijve Forntex ka publikuar të dhënat e fundit mbi emigracionin klandestinë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2020.

Muaji prill ka shënuar një ulje me 85%, të numrit të emigrantëve klandestinë të mbërritur në Evropë, në krahasim me një muaj më parë.

Gjatë muajit prill është regjistruar hyrja e rreth 900 emigrantëve të paligjshëm dhe sipas Frontex kjo shifër në ulje, lidhet me efektet e pandemisë por dhe vonesat në raportime për kalimet e paligjshme kufitare nga ana e autoriteteve kombëtare të vendeve të veçanta.

Por gjithsesi numri i përgjithshëm i emigrantëve të paligjshëm të hyrë në Evropë gjatë periudhës kohore janar-prill 2020 e që shënon rreth 26 650, është në linjë me numrin e tyre gjatë të njëjtës  periudhë kohore të një viti më parë.

Agjencia Evropiane nënvizon se katër janë rrugët kryesore të hyrjes së emigrantëve ilegalë në Evropë në këto muaj të parë të 2020. Rruga përmes Mesdheut Lindor, rruga e Mesdheut Qendror, rruga e Detit Mesdhe Perëndimor dhe Rruga Ballkanike përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku gjeografikisht ndodhet Shqipëria.

Ndërsa në rrugëkalimin përmes Greqisë nga Mesdheu Lindor, numri i emigrantëve klandestinë është reduktuar 11 2919 e baras me -18% më pak se e njëjta periudhë kohore e një viti më parë. Ajo e Mesdheut Perëndimor përmes Spanjës me -53 % e baras me 3015 emigrantë. Rruga Ballkanike përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë janar-prillit 2020 ka shënuar një rritje të konsiderueshme me +60% të numrit të kalimit të emigrantëve të paligjshëm.

Gjatë katër muajve të parë të 2020 në këtë rrugë është regjistruar hyrja e 5987 emigrantëve klandestinë.

Një rritje drastike ka pasur rrugëkalimi detar përmes Mesdheut Qendror me + 331% në krahasim me një vit më parë  e baras me 4064 emigrantë.

Ministria e Brendshme Italiane informon se gjatë katër muajve të parë të vitit 2020 në brigjet italiane kanë mbërritur 4184 emigrantë klandestinë e kryesisht në ishullin e Lampeduzës e në Sicili.

Numri i tyre në të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë ishte 1077. Janë 750 emigrantë minorenë të pashoqëruar të regjistruar në Itali në katër muajt e parë të vitit 2020.

EMISIONET